LSI, Shehu: Errësirën e Ramës nuk e pastron as uji i Drinit

Deputeti i LSI-së për Tiranën, e njëkohësisht kandidat për këtë qark, i është përgjigjur sulmeve të ditës së sotme të adresuara sërish në drejtim të LSI-së. Ai thotë se mëkatet e rilindjes nuk mund t’i faturohen LSI-së, teksa thotë se errësira e keqqeverisjes së Ramës, nuk mund të lahet as nga ujërat e Drinit.

Deklarata e plotë e Ylli Shehut: “Rilindas”, dështimet tuaja nuk ja faturoni dot LSI-së!

Nuk ju shpëton dot kjo alibi e pistë përmes të cilës kërkoni të dilni në dritë.

Errësirën ku Rama dhe padrinot e tij ju zhytën duke ju sjellë kanabisin në çdo derë, papunësinë në çdo vatër e koncesionet në xhepin e çdo oligarku, nuk jua pastron dot as gjithë uji i Drinit.

Koha kur njerëzve u hidhej hi syve ka përfunduar!

Tani, meqë dështuat të bënit shtet (në vend të tij na instaluat kriminalizimin e shtetit të lidhur me drogën), dështuat të krijonit vende të reja pune (i degdisët shqiptarët rrugëve të Europës si azilkërkues më shumë se në vitet ‘90), dështuat të krijonit mirëqenie (mirëqenia e vetme u krijua për oligarkët e oborrit, të cilëve ju dhatë çdo koncesion), ikni se tashmë do ta bëjë LSI detyrën ndaj atdheut. Do të krijojmë ne shanse më të mira për të gjithë!

Veç një porosi: gjeni një emërtim tjetër për klanin tuaj të zi. Mos jua nxini rilindësve tanë mendjendritur emërtimin

SHKARKO APP