Lu: Zgjedhjet janë festë për demokracinë
Ambasadori amerikan Donald Lu është i pari nga ndërkombëtarët që ka dhënë një deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri.
Në një postim të ambasadës amerikane në Tiranë, në rrjetet sociale Lu thotë se “zgjedhjet janë festë për demokracinë”.
“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”, shprehet Lu.