Luan Rama apel numëruesve të LSI: Mbroni çdo votë
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama u ka bërë thirrje komisionarëve dhe numëruesve të LSI-së që të mbrojnë çdo votë gjatë procesit të numërimit.
Në një mesazh në Facebook, Luan Rama komenton dhe sondazhet e para që kanë dalë në disa media. Ai thotë se “nuk ka sondazh që të mund të tjetërsojë votën e qytetarëve! Komisionerët, vëzhguesit dhe të gjitha grupet tona të vëzhgimit mendjen vetëm tek procesi, për të mbrojtur çdo votë!”,- shprehet Luan Rama.