Luan Rama: Bordi i monitorimit të medias, lavatriçe e imazhit të Rilindjes

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama ka akuzuar bordin e monitorimit të medias si “lavatriçe të rilindjes”. Rama shkruan se “pa asnjë të drejtë ligjore e madje në tejkalim të tagrit ligjor, Bordi i Monitorimit të Medias është shfaqur sot si një lavatriçe e imazhit të Rilindjes!”.

Postimi i Ramës:

Bordi i Monitorimit te Medias – Lavatriçe e imazhit te Rilindjes… Pa asnjë të drejtë ligjore e madje në tejkalim të tagrit ligjor, Bordi i Monitorimit të Medias është shfaqur sot si një lavatriçe e imazhit të Rilindjes! Sepse, Kodi Zgjedhor nuk i jep asnjë të drejtë këtij Bordi për të percaktuar dhe gjykuar sjelljen e medias audiovizive ne diten e zgjedhjeve. Në nenin 71 pika 1 të Kodit përcaktohet se ” fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Ndërsa në nenin 85 të Kodit shkruhet: KQZ 40 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore ngre Bordin e Monitorimit të medias i cili ka për detyrë monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij Kodi përgjatë fushatës zgjedhore. Pra, sot në ditën e zgjedhjeve, Bordi nuk ka asnjë tagër ligjor, sepse dita e votimit nuk është objekt i monitorimit nga ana e Bordit! Nga ana tjetër, gazetarët, reporterët dhe kronikanët kanë për mision të raportojnë për çfarë ndodh dhe nga ky mision atë nuk mund ta detyrojë asnjë ligj, asnjë bord e asnjë rilindas të heqë dorë! Nëse duan të përmbushin misionin e shenjtë të informimit, le ta bëjnë me profesionalizëm e të mos përdorin si alibi qëndrimet e lavatriçes së imazhit të Rilindjes!

SHKARKO APP