Luan Rama: Drejtësia vonon, por nuk harron
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor që i dha të drejtë LSI-së, për numëruesin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave.
“Drejtësia vonon, por nuk harron! Dhe tani të gjithë per te fituar edhe më 25 qershor duke votuar Nr. 1!”,- shkruan në Facebook, Luan Rama.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot vendimin e KQZ për ndarjen e numëruesit të tretë të zgjedhjeve mes LSI dhe PDIU. Kolegji ka vendosur që numëruesi i tretë të jetë i LSI-së, siç e përcakton edhe ligji. Avokati i LSI-së në Kolegj, Ylli Manjani tha se ky vendim e kthen procesin zgjedhor në shinat e ligjit. Vendimi i Kolegjit është i detyrueshëm dhe KQZ duhet të bëj zbatimin e tij.