Luan Rama: Historinë e kanë bërë partrizanët

 as të zvogëlojë dhe aq më pak, të mohojë rolin dhe kontributin  atyre”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në aktivitetin e djeshëm përkujtimor të organizuar në nder të çlirimit të Tiranës. Pasi vlerësoi rolin dhe kontributin e partizanëve dhe të popullit në luftën kundër pushtuesve nazifashiste, ai tha se Shqipëria quhet antifashiste për shkak të luftës që bëri. Dhe sipas tij, luftën e bënë partizanët, nuk e bënë as ballistët, as zogistët, as bashibuzukët e tjerë,  të cilët edhe në kulmin e luftës dhe të sakrificave të popullit, bënin llogari pushteti. “Lufta Antifashiste Nacional- Çlirimtare është më e lavdishmja, sepse u kurorëzua me çlirimin e atdheut. U kurorëzua me lirinë e popullit që i hapi rrugën më pas zhvillimit të gjithanshëm të shoqërisë shqiptare për të mbërritur tek Shqipëria që ne kemi sot”, tha gjithashtu përfaqësuesi i LSI-së. Duke përfunduar me faktin se dje ishte një ditë vërtet e veçantë, ashtu siç është 70- vjetori i çlirimit një ditë e veçantë për Tiranën dhe për të gjithë Shqipërinë. Sepse sipas tij, ishte kurorëzimi i luftës më të lavdishme dhe më heroike që ka bërë populli shqiptar gjatë gjithë historisë së vet të mbushur me luftëra dhe me sakrifica. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?