Luan Rama: Kreu i Rilindjes Edi dhe zëdhënësi Luli nuk e trembin LSI

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama ju përgjigj sot akuzave të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Luan Rama tha se PD dhe LSI nuk e trembin dot LSI-së. Ai tha se më 25 qershor do të ndalet qeverisja e kanalizimit .

“Ne jemi të hapur të ballafaqohemi edhe me rilindësit edhe me demokratorilandasit me atë çfarë në ofrojmë si LSI. Kryetari i Rilindjes Edi dhe zëdhënësi i Rilindjes Luli nuk e trembin dot LSI”,- tha Luan Rama.

Ai u ndal në akuzat e fundit që janë bërë ndaj LSI-së dhe Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga kjo forcë politike.
“Qeveria është përgjegjëse për subvencionin qesharak ndaj bujqësisë. Subvencioni për bujqësinë i qeverise shqiptare 17 milionë euro ne vit! LSI premton heqjen e të gjitha taksave për bujqësinë”,- tha Luan Rama.

Luan Rama i ka kthyer një përgjigje kryeministrit edhe për deklaratat e tij që i cilëson partitë e tjera si metastaza të një tumori. Luan Rama tha se tumori shërohet duke e goditur në kokë keqqeverisjen dhe abuzimin, që në këtë rast është rilindja.

VIDEO E PLOTË E KONFERENCËS PËR MEDIAT:

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1595006510512601/

SHKARKO APP