Luan Rama: Si ndihet PD-ja në “koalicionin e qelbësirave”?!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, i parashtroi disa pyetje retorike Partisë Demokratike në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News.

Pjesë nga deklarata:

Luan Rama: Ku është opozita e çadrës që tre muaj me radhë drejtonte gishtin mbi  trafikun e drogës. Nuk e kuptoj se si ndihet PD-ja në atë që e quante dikur koalicioni i qelbësirave.

Tare: Kush është më e rrezikshme për LSI? Marrëveshja e 2008 apo 2017?

Luan Rama: Ne nuk na sjell asnjë shqetësim sepse raporti ynë është me qytetarin. Sfida jonë nuk është as me Rilindjen as me PD-në. Sfida jonë janë me taksat skandaloze, me papunësinë. Sfida jonë është krijimi i kushteve që shqiptarët të jetojnë në Shqipëri dhe jo 56% të duan të ikin.

SHKARKO APP