Luan Rama, thirrje qytetarëve: Ruani gjakftohtësinë dhe denonconi çdo manipulim
Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë gjatë procesit zgjedhor dhe të mos bien pre e provokimeve.
Ai fton qytetarët që të denoncojnë çdo manipulim dhe çdo punonjës policie që përfshihet në parregullsi gjatë procesit zgjedhore.
“Zgjedhjet janë moment solemn i përgjegjësisë qytetare! Ruani përqendrimin, ruani gjakftohtësinë e mos bini pre e provokimeve të banditëve të përfshirë prej panikut të humbjes! Evidentoni dhe denonconi çdo emër polici që në kundërshtim me ligjin është përfshirë në vjedhjen e votave për llogari të Rilindjes! Asnjë nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit të ligjit! Qytetaria do të fitojë!”,- shkruan Luan Rama.