Luan Shabani “sabotoi” me qëllim, Daniel Godelli: Dy herë tradhtar i Shqipërisë!
Nuk e fshehu dot zemërimin Daniel Godelli dhe më tepër ka shpërthyer ndaj trajnerit të tij, para Botërroit, Luan Shabanit, për të cilin thotë se ka “sabotuar” tërë mundin dhe sakrificën e sportistëve shqiptarë, duke i parë si rrezik ata në garë me Greqinë para Olimpiadës, Rio 2016. Peshëngritja është dhe mbetet sporti më i suksesshëm në Shqipëri dhe në Kampionatin Botëror këtë e treguam me gjithë forcën që kishim, pa menduar që mes nesh ishte një tradhtar që tradhtoj flamurin për të dytën herë,” – ishte reagimi i Daniel Godellit, duke iu referuar Luan Shabanit, trajnerit me të cilin ai dhe Romela Begaj u përgatitën në Athinë, në prag të Botërorit. Luan Shabani u bashkua me Greqinë në fillim të viteve ’90, duke braktisur Shqipërinë për kushte më të mira, por “Hera e dytë kur na dha diçka qe ai e dinte shumë mirë që ishte medikamet i ndaluar, e bën atë tradhtar për herë të dytë,” – thotë Godelli. – “Dhe çdo gjë e bëri e vetëdije të plotë, për të eleminuar ekipin shqiptar nga Olimpiada që t’i hapë vend ekipit grek. Kjo tradhti nuk falet. Ai nuk ka as një pikë burrërie, nuk ka as guximin të hapi telefonin e të japi një shpjegime. Kjo është diferenca midis kampioneve dhe tradhtisë. Luan Shabani kur rezultoi pozitiv për përdorim dopingu në Athinë 2004, bënte be për kokën e fëmijëve që s’kishte marrë doping. Të njëjtën gjë bënte be para nesh, që s’kishim të bënim me asnjë medikament të ndaluar. I dhamë besim!! Përfundimi doli, që ai njeri është në vilën e tij me syze dielli dhe ne të pezulluar kur ato rezultate i arritëm me gjak. Kjo miq e dashamires te sportit është e vërteta dhe ju kërkoj falje që jeni ndjerë të zhgënjyer.” I tillë ishte reagimi i Daniel Godellit, i cili mori dy medalje ari dhe një argjendi në Botërorin e Kazakistanit. Ai fitoi medalje ari në dy-garësh, që ishte arritja më e madhe e një sportisti shqiptar të peshëngritjes në tërë historinë e këtij sporti, por rezultoi pozitiv në doping pak kohë më pas dhe automatikisht i humbi medaljet, ashtu si Romela Begaj, u pezulluar 2 vjet nga aktivitetet sportive.