Luani e sulmon gjatë një performance, vdes trajneri i cirkut

Pamjet shokuese kur një luan sulmon trajnerin e një cirku në Egjipt janë bërë virale në internet.

Trajneri Islam Shaheem, 35 vjeç , u filmua kur i jepte shenja një luani me një shkop, kur ndërkohë një tjetër luan e sulmoi gjatë një performance  në Aleksandri.

Luani e sulmoi trajnerin duke iu turrur dhe kafshuar qafën e tij, ndërsa fëmijët të tmerruar filluan të bërtisnin.

Të tjerë trajnerë u sulën në përpjekje për të ndihmuar Shahhen, i cili shtrihej i pashpresë në tokë.

Kur muzika u fik në një moment, i vetmi zë që dëgjohej ishin britmat e turmës në panik që u larguan të tmerruar.

Shaheen u dërguar menjëherë në spitalin Salam por vdiq disa momente më vonë për shkak të plagëve të rënda.

Ai kishte punuar si trajner cirku për 10 vite, dhe një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur kurrë më parë.

One of the lions was on the ladder, while the other two were standing below (the one closest to the trainer then attacks him)In the shocking incident, the lion suddenly pounded on the trainer in front of an audienceHorrific footage showed the lion attacking the circus trainer during the live show in EgyptThe lion reared up and savaged the trainer as horrified children in the audience screamed With the wounded trainer lying on the floor, two other trainers tried to restrain the lion

 

SHKARKO APP