“Lufta e Verës”: Mbi 130 mijë litra verë të kuqe janë shpenzuar
Besoni ose jo, por mbi 130 mijë litra verë të kuqe janë shpenzuar për atë që njihet si “beteja e verës”, në një festival në Rioja të Spanjës.
Pjesëmarrësit janë të detyruar të shkojnë me bluza të bardha, ndërsa kthehen në shtëpi me të kuqe. Nga të dhënat e para mësohet se, në këtë festival morën pjesë mbi 9 mijë vetë. Pjesëmarrësit lejohen të përdorin çfarëdolloj gjëje, mjafton që të jetë e mbushur me verë dhe ajo të derdhet në trupin e njerëzve të tjerë.
Gjithë këto mijëra litra verë të derdhura, sipas disave kot, bëhet për të nderuar një traditë 300-vjeçare, që nisi pas një mosmarrëveshje mes dy zonave spanjolle, Haro dhe Miranda de Ebro.
Vetëm në dekadën e fundit, kjo festë filloi të masivizohet, duke sjellë njerëz nga e gjithë bota për të qenë në “betejën e verës”.