Lugina e Valbonës, më e vizituara e turizmit malor

Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare.

Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës.

Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës.

Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxeht i verës pothuajse nuk ndihet fare.

Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka rreth 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri.

Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për tu mbrojtur. Ato janë një object I vërtetë për aparatet fotografik dhe kamerat rregjistruse të turistëve vendas e kryesisht të huaj.

Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që tërheq mjaft vizitore duke  shërbyer  në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës.

Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme Disa turist të huaj preferojnë të flenë jasht  në natyrë duke shfrytëzuar çadrat e tyre alpine.

Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri dhe Grykave të Hapura në Jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist.

Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa u vizituar.

Valbona gjatë 4-5 muajëve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë vizitohet nga aventurierët sportive të borës. Në Valbonë ka vizitorë në çdo stinë pasi ajo është  e veçantë në të katër stinët. Vjeshta tërheq vizitorët e peizazhit dhe të natyrës. Ajo shtrihet në krejt luginën si një mrekulli ngjyrash. Ndërsa dimri vjen bashke me turizmin e bardhë.

 

SHKARKO APP