Luis Figo: Finalet e Kupës së Botës, të zgjerohen me 48 ekipe
Luis Figo, kandidat për postin e presidencës së FIFA-s, në programin e tij është edhe rritja e numrit të skuadrave pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës, që propozon të zgjerohet me 40 ose 48 ekipe përfaqësuese. – :Mendoj se duhet të marrim në konsideratë shtimin e numrit të vendeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, nga 32 që është aktualisht ta çojmë në 40 ose 48 skuadra përfaqësuese. Të dyja këto opsione janë të mundura dhe do ta shtynin turneun me vetëm tre ose maksimumi katër ditë më shumë. nëse diçka e tillë do të ndodhë atëherë jam i mendimit se ekipet pjesëmarrëse duhet të jenë nga shtete jashtë Europës,” – theksoi Figo, i cili do të përballet në garën presidenciale me Blatter, Michael van Praag dhe Prince Ali Bin Al-Hussein, në zgjedhjet e 29 majit.