Luis Suarez shpërthen në lot i prekur nga një djaloshi me tumor

Për shkak të disa episodeve në të shkuarën, ai ka një reputacion jo shumë pozitiv, por kjo nuk do të thotë se ka një zemër të keqe. Luis Suarez mund të ketë bërë shumë njerëz të ndryshojnë mendim rreth tij, me këtë gjest kaq human. Super-ylli i Barcelonës ishte surpriza e këndshme për një djalosh, që për fat të keq është prekur nga kanceri. Mateos nga Uruguai i thanë se do ta çonin për t’u konsultuar me një mjek specialist nga Spanja, me të cilin do të komunikonte me kamera nëpërmjet kompjuterit. Biseda nisi normalisht, por nga ana tjetër nuk ishte mjeku që u prezantua por vetë idhulli i tij. Në momentet e para Luis Suarez e mbajti ekranin e kompjuterit të zi si për ta bërë edhe më emocionuese surprizën dhe në çastin që ai shfaqet, djaloshi e ka të vështirë t’i mbajë lotët. “Ti je një luftëtar i vërtet, je i fortë, prandaj vazhdo të luftosh”. Me këto fjalë e inkurajoi Suarez fansin e vogël, duke i premtuar edhe një fanellë të Barçës me emrin e tij.

SHKARKO APP