Luiza Gega kampione e Ballkanit…”Nuk kishte asnjë “mik” për ta ndihmuar!”
Quhet Luiza Gega…dhe sapo është shpallur kampione e Ballkanit në 1500 metra.
Pas medaljes së argjendtë që mori në garën e 800 metrave, atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar dje medaljen e artë në garën e 1500 metrave, në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Pitesti të Rumanisë.
Nuk ndërhyri askush, nuk kishte as ndonjë “mik” në këtë sukses, sepse është sukses ndërkombëtar dhe andej nuk pranohet “miku”.
Megjithatë Luiza Gega është ndër të rrallat kampione shqiptare që falë punës dhe vullnetit të hekurt, ka arritur një sukses tjetër.
Edhe pse kampionen Luiza Gega , ndër të rrallat që ka Shqipëria aktualisht, nuk e lejuan të merrte pjesë në Lojërat Olimpike “Londër 2015”, ajo nuk u demoralizua asnjëherë. Në atë kohë, nga atletika nuk kishte plotësuar normat asnjë sportist nga Shqipëria dhe për Olimpiadën vendi ynë mori një ftesë nga kjo disiplinë, që do të thoshte se duhet të çonte një nga sportistët më të mirë apo premtues.
Edhe pse Luiza Gega e humbi garën në atë kohë “me drejtuesi të talentuar” të sportit në Shqipëri dhe nuk mori pjesë, ajo nuk u demoralizua asnjëherë. Fill pas atij përjashtimi duket se fitoi më tepër zemër për t’ia dalë e vetme, dhe ku ja doli sot! Në Olimpiadën e ardhshme “Rio 20116” mund të konsiderohet që tani një nga shpresat e mëdha të Shqipërisë për sukses.
Nuk është hera e parë që kjo sportiste në dy-tre vitet e fundit nderon Shqipërinë në garat ndërkombëtare.
Paraqitja e shkëlqyer e atletes më të mirë shqiptare të viteve të fundit, konfirmoi se në rajon ajo nuk ka rivale në këtë disiplinë.