Luizi i varur nga bixhozi/ Miqtë e tij sqarojnë si qëndron e vërteta
Joni dhe Mario, jane shokët e fëmijërisë së banorit të “Big Brother VIP”, Luiz Ejllit. Së fundmi ata surprizuan banorin e BBV duke u futur brena për ta takuar atë.
Me tej dy shokët e ngushtë të Luizit kanë sqaruar përballë moderatores Ester Bylyku, shumë të vërteta sa i përketversioneve më të përhapura për Luizin se ky i fundit luan bixhoz.
Pjesë nga biseda në studio:
Moderatorja: Sa e vërtetë është kjo?
“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin’ u shprehën shokët e tij.