Lulaj nuk niset në fazën përgatitore me Skënderbeun, drejt huazimit te Laçi
Bruno Lulaj shumë shpejtë mund të transferohet te skuadra e Laçit. Mbrojtësi i skuadrës së Skënderbeut është i dëmtuar prej disa javësh, dhe nuk është nisur me skuadrën në fazën përgatitore në Turqi. Lulajt do t’i duhet që të qëndrojë edhe disa kohë jashtë fushave të lojës, ndërkohë që mendohet se transferimi i tij te skuadra kurbinase është mëse e mundur.
Ai do të huazohet në pjesën e dytë të sezonit te ekipi i Laçit për të pasur mundësi për të luajtur. Kjo është në të mirë edhe të skuadrës korçare, teksa synon që ai të fitojë më shumë eksperiencë për ta pasur të gatshëm për sezonin e ardhshëm.
Ndërkaq në përgatitjet që do të zhvillojë Skënderbeu në Turqi, ka marrë me vete edhe Afrim Takun, i cili mesa duket ka zgjidhur problemet me dokumentet në Amerikë.
Lista e të grumbulluarve për fazën përgatitore
PORTIERË
Orges Shehi
Aldo Teqja
Mario Dajsinani
MBROJTËS
Kristi Vangjeli
Tefik Osmani
Gledi Mici
Marko Radas
Bajram Jashanica
Fidan Aliti
MESFUSHORË
Sabjen Lilaj
Gjergji Muzaka
Bruno Dita
Enis Gavazaj
Suad Sahiti
Beneyam Demte
Bakari Nimaga
Uerdi Mara
Jorgo Pëllumbi
Afrim Taku
Argjend Malaj
SULMUES
Ali Soue
Xhejms Adeniji
Nazmi Gripshi
Shend Kelmendi