Lulu, e para modele kukull e gjallë në botë (FOTO)

Takohuni me Lulu Hashimoto, një qenie njerëzore të veshur kokë e këmbë si kukull, me një paruke, një maskë dhe elemente të tjera, që e bëjnë atë të duket si një qenie joreale.

Sipas krijueses së saj, Hitomi Komaki, ajo është e para modele kukull e gjallë, në botë. Kalimtarët habiten nëpër rrugët e Tokios. Lulu lindi nga dëshira e 23-vjeçares Komaki për të krijuar një imazh të bukurisë.

Veshja si maskotë, “Kigurumi” në japonisht, është një formë popullore arti në Japoni. Komaki e ka çuar këtë në një nivel të ri, duke krijuar një kostum që të bën të dukesh si kukull, e që të lejon të lëvizësh si një njeri.

Ka vetëm një kostum të kukullës së gjallë Lulu, por sipas Komakit, balerina, dizenjuese dhe modele e kanë veshur atë. Identiteti i saktë i personit që ndodhet nën kostum, sipas krijueses është gjithnjë sekret.

 

SHKARKO APP