Lutja e djalit me katër këmbë

jë djalë i ri në Indi i lindur me katër këmbë ka përdorur rrjetet sociale për të apeluar për ndihmë.

Arun Kumar, 22 vjeç, i është lutur  doktorëve t’i heqin dy gjymtyrët shtesë në fundshpinën e tij – njëra e pazhvilluar mirë e një tjetër ë përkulur përgjithmonë në gju.

Një skuadër specialistësh në Spitalin Fortis në Dehli iu përgjigj thirrjes së Arun për ndihmë dhe organizoi një seri testesh për të zbuluar më mirë pozicionin e këmbëve dhe si ai mund të trajtohet.

“Nëse bëj një operacion dhe doktorët më heqin këmbët ekstra, atëherë edhe unë mund të jetoj një jetë normale. Unë do mund të lëviz dhe ec sit ë tjerët. Nëse jeni gati të më operoni, edhe unë jam i gatshëm” thotë Kumar.

Doktorë në spitale të ndryshme e konsideruan si shumë të rrezikshëm operacionin e këmbëve te Arun kur ai ishte foshnjë, shkruan Daily Mail.

djali-2

SHKARKO APP