Lutja e familjes pa çati
Ishte 13 mars. Rreth orës 7:00 të mëngjesit në familjen Muçi ra zjarr. Flakët përpinë katin e parë të një pallati të vjetër në Thumanë, ndërsa brenda flinin 3 fëmijë, babai dhe nëna e tyre.
“Në momentin që ra zjarri kam dëgjuar gruan që më tha cohu lindi se po merr flakë shtëpia. kam pa djalin midis derës dhe zjarrit. nuk shihja asgjë se ishte tym. nxorra kalamajt jashtë me gjithë nusen. kanë lajmëru zjarrëfikëset, kur erdhën ato kishte marrë flakë gjithçka. të bashkia jam interesu, jam mundu aq shumë, por më kanë dhënë vetëm 1 mln lekë të emergjencave. Me 1 mln lekë lava ca borxhe, spitalin e djalit. Administratorja jonë kishte thënë me 1 mln lekë kishe bërë një dhomë, po ku të jetoj unë me 1 dhome me 3 fëmijë”, thotë Jonild Muçi
Jonildi është 31 vjeç, prej 13 vitesh ndan jetën me Dafinën, nënën e 3 djemve, Arlindit 6 vjeç, Mikelit 2 vjeç dhe Desarios 10 muajsh. Ai punon mekanik, ku t’i dalë punë, asnjëherë me rrogë bazë.
Por, me gjithë sakrificat ja ka dalë të ushqejë fëmijët. Thotë se me shumë mund, ja del edhe sot. 31 vjeçari nuk kërkon lëmoshë, por ndihmë që fëmijët të kenë shtëpinë e tyre
“I kena thënë na e bëj shtëpinë si e kemi pas. Vetëm ma mbyll me suvatime, pllaka, nuk du as divane asgjë, vetëm ma mbyll si shtëpi. Do flej në dysheme, nuk i dua çfarë kam pas brenda. Unë kalamajtë e mi i mbaj me të ngrënë me gjithçka, po nuk kam takat ta rindërtoj këtë shtëpi. Unë punoj me ditë. Ca lekësh marr ja bi kalamajve”, thotë ai.
Por, ndërsa burri i shtëpisë endet ditë e natë për të gjetur punë, dhimbja shumëfishohet për nënen. ajo do të ushqejë fëmijët, por s’ka me se. Më i vogli kërkon qumësht, por në vend të tij pi ujë. Do ti veshë, ti lajë, por s’ka as ujë, as enë, e as shtretër se ku te vegjelit te flene
“Ku të futen fëmijët në banjo? Ku të rri unë këtu? S’kam as ujë, asgjë, është prish gjithçka. Nuk kam ku me jetu, po pat mundësi shteti të shohi familjen tonë të na ndihmojnë, se unë përndryshe s’ka për të më punu truni më. Vetëm kur ti çoj këta fëmijë te shteti, smund t’i shoh më kështu fëmijët e mi. Na ndihmoni që fëmijët e mi të futen brenda dhe mua të më hapet zemra që t’i shoh këta fëmijë të lumtur, se aq e plagosur jam në shpirt. Kam vuajtur jashtë mase. Nuk kam ku me shku, ose me vra veten. Në mes të muajit duhet me liru shtëpinë ku jam, nuk kam ku me shku, nuk kam as lekë për ujë drita”, thotë Dafina, bashkëshortja e Jonildit.
Prej 4 muajsh ata jetojnë në shtëpinë e një mikut të tyre, në katin e dytë të të njëjtit pallat, por edhe ai i kërkon qe banesan ta liroj në mes të këtij muaji
“Duhet me ja liru shtëpinë se s’bën, po ku të shoj unë?! Herë me punë herë, pa punë. Në Thumanë s’gjen shtëpi me qira. Me ik në Fushë-Krujë qiraja më e paktë është 100 mijë lekë. Me pagu ujë e drita, unë rrogë normale nuk kam”, thotë Jonildi.
Dafina dhe Jonildi luten për suvatimin e mureve, për një derë dhe disa dritare…
“U lutemi shtetit të vejë dorën në zemër për fëmijët e mi. vetëm të na gadisin shtëpin, do i bëjmë avash avash po të paktën të fus fëmijët brenda. të jemi në shtëpinë tonë, të mos dalim në rrugë të madhe. thjesht mbylleni shtëpinë me faqet e murit të rregullta, që kalamajtë e mi të mos i kapë shiu, era, breshëri. unë materialet i kam marrë, vetëm t’më ndihmojnë për hakun e ustait”, luten ata.(Top Channel)