Macja më e vjetër në botë ngordh, nuk do ta besoni sa vjeç ishte
Macja më e vjetër në botë ka ngordhur në moshën 32-vjeçare si pasojë e një problemi në zemër. Në vitet e llogaritura sipas maceve, Nutmeg ishte 144 vjeç.
Kur mori vëmendjen e të gjithëve që do hynte në rekordin e maceve më të vjetra në botë, i kishin mbetur vetëm 3 dhëmbë dhe nuk dilte jashtë.
Pronarët e tij, Liz dhe Ian Finlay u kujdesën për të 27 vjet dhe zbuluan se sekreti për jetëgjatësinë e tyre është ti ushqesh me ton, krem dhe pulë të pjekur.
Macja ngordhi më 29 gusht pasi shëndeti filloi të rëndohej çdo ditë e më shumë. “Ne ndihemi sikur na janë thyer zemrat. Ai ishte djali ynë. U largua nga kjo jetë shpejt dhe është e pabesueshme. Ai vuante nga dhëmbët dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. E dinim që nuk do kthehej në shtëpi pasi e çuam te veterineri. Ishte trishtim që nuk e shprehnim dot. Nuk do marrim mace tjetër se nuk besojmë se mund ta kalojmë përsëri këtë gjë,”– thanë ata.
Macja Nutmeg ka hyrë në librin e Rekordeve Guiness duke mundur Scooter që ngordhi kur ishte 30 vjeç. Pronarët nuk e dinin që mbanin macen më të vjetër në botë derisa shkuan te veterineri. Mosha mesatare për një mace që të ndërrojë jetë është 15 vjeç, por Nutmeg e ka kaluar dyfishin e kësaj.