Madagaskar, varfëria dhe mjerimi ana e errët e “parasjës në tokë” (Foto)
Ndonëse shumë turistë e konsiderojnë Madagaskarin “parajsë në tokë” për shkak të pasurive natyrore, klimës, trashëgimisë kulturore, dhe florës dhe faunës së pasur, popullsia lokale është mjaft e vetëdijshme për jetën e vështirë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin Antananarivo ka fusha orizi, ku banorët nuk punojnë për paga të larta. Rreth 60 për qind e popullatës së Madagaskarit përbëhet nga personat deri në 25 vjeç, ndërsa fëmijët shpesh herë janë të detyruar të heqin dorë nga lojërat dhe shkolla për të ndihmuar në sigurimin e mjeteve për jetë.
Madagaskarin nga fundi i shekullit 19-të e morën francezët dhe e shpallën protektorat të tyre, ndërsa ndikimi francez edhe sot ndjehet, ndonëse vendi e fitoi pavarësinë në vitin 1960.
Për të ushqyer familjen kontribuojnë edhe gratë, ku përderisa prindërit punojnë, vëllezët dhe motrat më të vjetra kujdesen për anëtarët më rinj të familjes.