Maj 2017, përfundimi i dixhitalizimit të pronave të Tiranë

Pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin janë përfshirë në një proces dixhitalizimi, por për Tiranës ky projekt do të përfundojë më shpejt. Burimet nga Ministria e Ekonomisë bëjnë me dije se, pasuritë e paluajtshme në Tiranë do të jenë të dixhitalizua deri në fund të majit 2017. Më pas deri në fund të vitit 2017 duhet të jenë online edhe pronat dhe pasuritë në qytete të tjera.

Ky regjistër do të krijojë një kadastër dixhitale që do të ndihmojë qeverinë për vjeljen e taksës së pronës.

Ministria e Financave e ka nisur punën për përgatitjen e kadastrës fiskale, apo siç është njohur tashmë ndryshe edhe si regjistrimi online i pasurive të paluajtshme.

Kjo masë pritet të ulë informalitetin në pagesë e taksës së pronës, evazioni i së cilës në Shqipëri është i lartë. Taksat ndaj pronës nuk arrijnë as 1 % të PBB në Shqipëri në një kohë që në vendet e BE grumbullojnë 6% të PBB

Sipas projektit, regjistrimet që do të bëhen në kadastrën fiskale, do të bëhen me emër të zotëruesit (pronarit), numrit rendor që i përket objektit, sqarimi i detajuar se për çfarë përdoren hapësirat e objektit, sipërfaqja totale si dhe vlera monetare që ai objekt ka.

Gjithë procedura bëhet për një regjistrim të plotë të pronave të paluajtshme, jo vetëm si hapësirë, por edhe si vlerë tregu. Sipas Ministrisë së Financave FMN-ja ka kërkuar në bazë të praktikës botërore, regjistrimi i pronave të jetë një proces i detyruar për të gjithë pronarët. Kjo risi do të sjellë, jo vetëm një njohje të plotë të situatës por edhe një mbledhje të taksës mbi pasurinë e paluajtshme.

Sipas projektit të parashikuar, pronat e patundshme të qytetareve do të regjistrohen te gjitha në një sistem on-line, se bashku me çmimet e zonave përkatëse, në mënyrë që të përllogariten taksat që duhet të paguajë secili për banesën, dyqanin apo truallin që ka në pronësi. Është ky thelbi i projektit, që parashikon krijimin për herë të parë në Shqipëri të Kadastrës Fiskale, e cila synon të vendosë rregull në këtë sektor, që konsiderohet më informali edhe për sa i përket të ardhurave në buxhet./Monitor

SHKARKO APP