Maja e ajsbergut të korrupsionit

Nga Erlis Çela

Këta drejtoret të cilëve iu kërkua dorëheqja pas gjithë zullumit që kanë bërë, tani po largohen në punën e tyre pa mbajtur asnjë përgjegjësi?! Kryeministri i beri për një lek, nuk la gjë pa iu thënë se kane abuzuar me detyrën, kane nëpërkëmbur dhe torturuar qytetarët.

Këta janë përgjegjës për gjendjen skandaloze të spitaleve dhe hipotekave, për korrupsionin dhe abuzimet. Në këto kushte si mund të largohen vetëm duke u bërë pjesë e shou para publikut. Nëse i kanë bërë të gjitha këto qe iu numëroi kryeministri ( unë mendoj që kjo është maja e ajsbergut), së paku duhet shkarkohen dhe të çohen para drejtësisë.

Po pas seancave me “kokëprerje live”, populli u ndje i lehtësuar dhe plot falënderim për kryeministrin që e vuri dorën mbi plagë. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe talljes me njerëzit që kanë vuajtur nga kjo administratë e drejtuar nga këta drejtorë, që i emëroi qeveria e kryeministrit.

Tani qe ministri i Drejtësisë kërkoi hetim për drejtorët që të dalin përgjegjësitë, kryeministri thotë se para ligjit dhe Kushtetutës, është kodi i sjelljes që ka qeveria. Kulmi i së keqes është atëherë kur njerëzit mësohen me të.

SHKARKO APP