Majkëll Maluf: SHBA e zhduk nga faqja e dheut Korenë e Veriut për gjysëm ore

Uashingtoni dhe Pheniani janë mes një gare për pozicionimin e tyre, sipas ish-zyrtarit të Pentagonit, Majkëll Maluf.

SHBA-ja po luan rolin e policit të mirë dhe të keq dhe po i dërgon sinjale Pekinit që të kalojë në krahun e tyre për të edukuar këtë fëmijë të pabindur.

Maluf thotë se pavarësisht kërcënimeve të ndërsjella, jemi ende larg një konflikti të armatosur.

“Retorika që përdor Trump është nga natyra bombastike dhe konfliktuale.

Ai e ka përdorur më parë këtë gjuhë dhe më pas është tërhequr. E ka bërë me Iranin dhe asgjë nuk ka ndodhur. Kjo është një lojë si ajo me policin e mirë dhe policin e keq. Nëse SHBA do të kishte për qëllim të niste një sulm, ajo do të mblidhte aleatet e saj në rajon dhe do të mund ta shfaroste Korenë e Veriut për vetëm gjysmë ore, madje jo me armë bërthamore”, thotë ai për “Russian Today”.

Kjo është ‘parajsa’ në Tokë e cila mund të shkaktojë Luftën e III Botërore

Koreja e Veriut, së paku sipas autoriteteve të këtij vendi është duke finalizuar planet për të lansuar katër raketa të rangut të ndërmjetëm mbi Japoninë për të dalë në ujërat 18 deri 25 milje nga territori i Guamit në Paqësorin e SHBA.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ushtria koreano veriore do të përfundojë planet e saj në mes të gushtit, për të qenë të gatshëm për urdhrin e Kim Jong Un, raportoi KCNA, duke cituar gjeneralin Kim Rak Gyom, komandant i Forcës Strategjike të Ushtrisë Popullore Koreane.

“Raketat Hwasong-12 që do të lansohen nga KPA [Ushtria Popullore Koreane] dhe do të kalojnë qiellin mbi Shimane, Hiroshima dhe Koichi të Japonisë”, thuhet në raport.

Paralajmërimi “djegës” vjen pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u zotua të lëshojë ‘zjarr dhe tërbim’ nëse Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të.

Por kush është “copa e parajsës” për të cilën mund të nisë Lufta e Tretë Botërore?

Ishulli tropikal i GuamiIt, më i madhi në ishujt Mariana, në rajonin e Mikronezisë të oqeanit Paqësor, është konsideruar territor i SHBA-së që prej vitit 1898.

I vendosur rreth 2 000 kilometra në lindje të Filipineve, ishulli i vogël me një sipërfaqe prej vetëm 544 kilometra katrorë, është vendbanimi i 160 000 banorëve.

Japonia pushtoi Guamin pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1944, por ai u bë pjesë e qeverisjes amerikane në vitin 1944.

SHKARKO APP