Majko: Falje kamatë- vonesave të energjisë

Gjithashtu, në diskutimin e tij, ish-kryeministri Majko ngriti edhe  shqetësimin e kazinove dhe pikave të basteve, ekzistenca e të cilave, sipas tij, shpesh është e lidhur me prishjen e familjeve  shqiptare. “Në këtë buxhet, – vërejti Majko, – nuk do të ketë  ndonjë taksë shtesë për këto biznese”. Nga ana tjetër, në fjalën e tij, deputeti i PS-së e cilësoi “të kontraktuar’ buxhetin e vitit 2015 dhe po kështu, tha ai, ka qënë dhe buxheti 2014, kjo për shkak të pagesave të pambuluara nga qeverisja e kaluar, të cilat, edhe këtë vit do të vijojnë të paguhen nga qeveria socialiste.“Në buxhetin e parë të vitit 2014 kemi paguar 216 milionë dollarë nga borxhet e qeverisë së PD-së dhe në muajin dhjetor do të paguhen dhe shuma të tjera përsëri nga taksapaguesit dhe kjo shifër, përfshi dhe muajin dhjetor, do të shkojë në 350 milionë dollarë për këtë vit. Ndërsa në 2015-n për pagesat e pambuluara të qeverisjes së kaluar do të paguhen dhe 200 milionë dollarë të tjerë. Ky kontraktim e bën qeverisjen e PS-së me një gjyle në këmbë, që këta miqtë tanë që nuk janë këtu sot(deputetët e opozitës) na e kanë lënë, pas zgjedhjeve të fundit”, tha Majko.

 

 

 

SHKARKO APP