Majlinda Bregu merr ”mësysh” Fatmir Mediun(VIDEO)

Tensionet e 24 orëve të fundit, nuk mund të kalojë dhe pa pak të qeshura. Në mbledhjen e dytë të opozitës me grupin parlamentar, sidomos ajo e fundit ku u dha dhe lajmi se u gjet konsensusi. Rreth orës 19.00 grupi parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh për të diskutuar detajet e marrëveshjes së reformës në drejtësi.

Në nisje të saj ra në sy një incident i vogël me kryetarin e PR-së Fatmir Mediu i cili merr pjesë në mbledhjet e grupit demokrat. Ai u pengua te shkallët ndërsa pranë tij ishte edhe deputetja Majlinda Bregu.

Ai e kaloi me të qeshur situatën e sikletshme por deputetja Majlinda Bregu nuk i ka kursyer të qeshurat!

Deputetët nxitojnë drejt selisë blu, por diçka i ndodh Mediut

SHKARKO APP