Majmuni humbet betejën ligjore me fotografin

Beteja mbi atë se kush i zotëron të drejtat e një selfie të majmunit ka qenë e trazuar prej vitesh. Por më në fund kjo çështje është zgjidhur. Ndërsa ndodhej në një xhungël Indoneziane, një majmun me emrin “Naruto” i mori telefonin në mënyrë të papritur fotografit britanik David Slater dhe bëri selfie. Sapo pa foton mahnitëse Slater e publikoi, duke mos menduar pasojat që do të kishte. Në vitin 2015 shoqata për të drejtat e kafshëve, PETA e hodhi në gjyq duke kërkuar të drejtat e imazhit. PETA kërkoi që fitimi që fotografi arriti të marrë nga selfie e Naruto t’i jepej majmunit. Por gjykata vendosi që kafshët nuk kishin te drejtat autori, ndaj edhe çështja kaloi në favor të  Slater. Por fotografi vendosi që 25% të të ardhurave që erdhën nga fotografia do të jepeshin për majmunin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?