Makina ruse, VIP, të Byrosë Politike të kohës së komunizmit ndër vitet 1960-1970
Edhe kjo makinë futet ndër reliket e kohës së komunizmit, por që ecën edhe sot shumë mirë. Ajo mbahej si një prej makinave më luksoze dhe më të preferuara nga Byroja politike dhe liderët komunistë në Shqipërinë e viteve ’60-’70, kjo edhe për shkak të trashëgimisë dhe marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.
Po flasim për ‘Volga Seria II’ që së bashku edhe me ‘Zim’-in ishin dy prej makinave elitë të viteve ‘60 deri në fundin e viteve 1970, kur në Shqipërinë komuniste nisën të hynin edhe autovetura të tjera edhe të vendeve perëndimore, të blear nga shteti.
Por deri në fund të viteve ’70-të, makinat e prodhimit sovietik apo vendeve të bllokut komunist dominonin flotën e automjeteve në Shqipëri.
Ky tip ‘Volge’ në ato vite mbahej si një automjet luksi dhe përdorej kryesisht nga funksionarë të lartë shtetërorë. Por tashmë pas afro 50 vitesh nga përdorimi i saj i zakonshëm nëpër rrugët e vendit tonë, Shqipërisë i rikthehet ‘Volga Seria II’, por si një makinë klasike dhe një bizhu e kuruar, mirëmbajtur dhe riparuar me dashuri nga duart e mekanikëve duar-artë.
Kjo makinë së bashku me ‘GAZ-21’ ishin dy nga përfaqësueset e palës shqiptare në aktivitetin “Oldtimer Club Prizreni” në Tiranë, mbajtur dy ditë më parë në ambientet e Pazarit të Ri.
Shikoni çfarë makine!