“Makinë me një timon”, Basha ironizon Ramën dhe Metën: Asnjë prej tyre s’flet për hallet e qytetarëve
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ironizuar deklaratat e përsëritura nga rivalët e tij, Edi Rama dhe Ilir Meta, sa i takon ‘makinës me një timon’. Nga Fieri, Basha pohoi se shprehet ata flasin për timon dhe frena, por asnjëherë për hallet e qytetarëve.
Mes të tjerash lideri i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të rrëzojnë me votë republikën e vjetra.
“Sado i zoti te jesh është e pamundur të çash nëse nuk e ke mire me rrotën e pushtetit. Kjo nuk është demokracia e standardet europian te cilin unë kam njohur në Hollandë dhe skam çare përpara prej njohjeve por prej përpjekjeve. Kjo është si shumë histori suksesi shqiptaresh jashtë vendit por jo këtu sepse këtu kush çan është miku i dikujt. Te shembim republikën e politikaneve qe kontrollojnë gjithçka. Nëse si Kryeministër do anuloj çdo projekt ogurzi qe ndot ajrin e Fierit dhe te Shqipërisë.
Deputetet do zgjodhën drejtpërdrejt nga populli pa filtra partiake apo politikanesh. Politikanët do shkarkohen nga qytetaret nëse nuk mbajnë premtimet sipas mundësive kushtetuese dhe ligjore”, pohoi ai.