Makovei: Luftë drogës, zgjedhje të lira dhe vetting

Kryetarja e delegacionit të Komisionit parlamentar të Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri, Monica Macovei i ka kërkuar Komisonit Europian që të ndihmojë policinë shqiptare dhe instancat gjyqësore për ndaljen e këtij fenomeni. Ajo shprehet, se të fitosh para falë krimit, nuk është një argument për të justifikuar se qytetarët po ushqehen me bukë dhe se askush nuk do një vend ku fitohet para falë krimit. Makovei thekson rëndësinë e zgjedhjeve te lira dhe procesin e vettingut me rolin kyç të ndërkombëtarëve.

Brukseli i konsideron të paefektshme përpjekjet e autoriteteve shqiptare për luftën kundër drogës, ndaj dhe vendosi ta bëjë publike situatën me drogën në vendin tonë, duke e cilësuar problematike. Kështu i tha ABC News Monica Macovei, kryetarja e delegacionit të komisionit parlamentar të MSA-së, BE- Shqipëri. Ajo i ka kërkuar Komisionit Europian të njoftojë se çfarë masash synon të zbatojë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, në mënyrë që Shqipëria të pushojë së qeni burim i rëndësishëm i kanabisit në tregun ndërkombëtar.

“Është e vërtetë që Komisioni Europian identifikoi ose ndryshe vendosi që ta bëjë publike çështjen e drogës në Shqipëri duke e përfshirë në raportin për drogën në 2017. Por mos harrojmë, se pesha kryesore këtu nuk bie te Komisioni Europian, por te autoritetet shqiptare, pasi nuk po bëhet gjë, ose më mirê të themi përpjekjet që bëhen nuk janë të efektshme. Unë i kam kërkuar Komisionit Europian që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër narkotikëve, duke punuar me policinë shqiptare dhe instancat gjyqësore për të ndalur këtë fenomen. Jam e kënaqur që Komisioni Europian doli në konkluzion se çështja e drogës është problematike”.

Edhe pse një konkluzion i vonuar, sipas Makoveit përgjegjësia në asnjë rast nuk është e Komisionit Europian.

“Ju thoni pse tani, pse kaq vonë ? Le të shohim përpara, sepse në fund të fundit nuk është Komisioni Europian që lufton fenomenin, Janë autoritete shqiptare që duhet të ndalin fenomenin në bashkëpunim me ato italiane dhe greke, pasi bëhet fjalë për një problem ndërkufitar”.

Në Bruksel kanë shkuar dhe zëra se kultivimi i kanabisit bën që qytetarët të fitojnë para. Për zyrtaren e parklanenti eurpian kjo është logjikë e papranueshme.

“Kam dëgjuar disa që thonë, që ka shumë qytetarë që fitojnë para me këtë. Të fitosh para falë krimit, nuk është një argument për të justifikuar se qytetarët po ushqehen me bukë. Kush do një vend, ku njerëzit fitojnë para falë krimit ? Këta njerëz duhe të kapen, të dërgohen para drejtësisë dhe të dënohen. Dhe pastaj ndoshta do të duan të bëjnë biznes të pastër, si kultivimi i perimeve, frutave etj”.

Përveç rezultateve konkrete të luftës kundër drogës, komisioneri Hann ka theksuar se zgjedhjet e lira e të ndershme dhe zbatimi i vetingun janë themelore për hapjen e negociatave për anëtarësim. Makovei rithekson si kyç rolin e ndërkombëtarëve në veting.

“Procesi i Vettingut është i rëndësishëm, por po aq i rëndësishëm është që Vettingu të jetë korrekt, tërësor dhe ai i duhuri me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë, pasi kam përshtypjen, se qytetarët shqiptarë nuk i besojnë Vettingut që bëhet nga partitë politike dhe ekspertëve të tyre. Sigurisht që zgjedhjet janë kushti kryesor për një demokraci, madje pjesë e përkufizimit të një demokracie. Ne do kemi misionin tonë të vëzhgimit. Marrëveshjet që janë bërë për zgjedhjet shpresoj që të jenë transparente, në mënyrë që qytetarët të jenë të mirinformuar dhe të qartë  për zgjedhjen që do bëjnë para votimit”.

Ajo vlerëson marrëveshjen Rama-Basha, ndërsa bën thirrje që gjithë forcat politike të jenë bashkë në rrugën drejt BE-së.

“Marrëveshje e arritur është bujare. Tani opozita ka 6 ministra të saj në qeveri dhe përfaqësues të saj në poste të tjera të rëndësishme. Ju uroj të gjitha palëve fat në zgjedhje. Për ne është e rëndësishme që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos ketë kandidatë me të dhëna kriminale”.  syri. net

SHKARKO APP