Mallrat e sekuestruara – 8 ankande në shtator. Vlera e mallrave mbi 3 mld lekë
Mbi 3 miliardë lekë është vlera e mallrave të sekuestruara gjatë muajit shtator, të cilat kanë kaluar në interes të shtetit. Vetëm gjatë këtij muaji Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka shpallur gjithsej 8 ankande, kryesisht në qytetin e Elbasanit, Korçës dhe Pukës, ku evidentohet se janë shitur një sërë mallrash të sekuestruara nga Administrata Tatimore .
Tatimorët kanë sekuestruar artikuj ushqimor, veshmbathje, pajisje të përdorura si edhe Mallra të ndryshme industriale. Mallrat e konfiskuara që magazinohen më së shumti vijnë nga aksionet tatimore dhe më pak nga kontrabanda në dogana.
Sipas Drejtorisë së Rezervave, në ankand ka të drejtë të marrë pjesë edhe vetë subjekti të cilit i është sekuestruar malli, ndërkohë që në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka shpallur edhe dy ankande për muajin tetor që do të zhvillohen në Durrës dhe në Pukë, kryesisht në datat 3 dhe 4 tetor.
/SCAN