Mamaja e Monika Kryemadhit bën byrek për Bebe Rexhën

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=oTy4AtO0UHA” width=”560″ height=”315″]

Bebe Rexha duket se po i shijon maksimalisht ditën në Shqipëri. Pas disa ditëve pushime në Greqi, ajo është rikthyer në vendin e saj dhe duket se po qëndron për disa ditë në jug të Shqipërisë nga ku edhe ka publikuar një foto me Monika Kryemadhin ku shihen bashkë me miqtë e tyre duke drekuar.

Por nga ana tjetër çdo eksperiencë në Shqipëri Bebe Rexha nuk ka nguruar ta publikojë në Instagramin e saj duke treguar edhe njëherë se është tepër e thjeshtë në karakterin e saj dhe se ndihet po ashtu krenare për Shqipërinë.

Pas publikimit të disa lopëve që ajo i ka hasur nëpër Shqipëri me automjetin e saj, vjen postimi i radhës. Këtë herë ajo ka publikuar mamanë e kryetares së LSI Monika Kryemadhi zonjën Fatime, e cila i ka gatuar Bebes një byrek tradicional shqiptarë.

Në vido duket se  Bebe Rexha e falënderon znj. Fatime teksa ajo i thotë të të bëjë mirë dhe hajde sërish se këtë herë nuk i takove të gjithë kushërinjtë, çka e ka bërë Bebe Rexha të plas në të qeshura.

SHKARKO APP