“Manastirin e rrallë që e ruajti dhe Enver Hoxha, e shkatërroi Edi Rama”
Një dëm i pariparueshëm i është shkaktuar pasurisë kulturore kombëtarë. Manastiri i Shën Athanasios në Dhivër të Bashkisë Finiq është shembur dy ditë më parë, për shkak të mungesës së investimeve. Manastri cilësohet pasuri kombëtare dhe është një nga veprat më të veçanta arkitekturore të besimit ortodoks. Manastri llogaritet të jetë 400 vjeçar. Në muret e tij ndërtimi daton në vitin 1797. Por studiues të shumë thonë se në këtë tempull kanë ekzistuar ndërtime të mëparshme dhe mosha e këtij objekti është shumë herë më e vjetër.
Për shkak të vlerave unikale Manastri nuk u shkatërrua as gjatë periudhës së ateizmit komunist.
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri shkruan në Facebook se paratë që duheshin për këtë vepër kanë shkuar në sheshin “Skënderbej”.
Postimi i Straizmirit në Facebook:
“Për të ruajtur këtë objekt 400 vjeçar të trashëgimisë sonë kulturore, që edhe Enver Hoxhës i erdhi keq ta shkatërrojë, do të kishte mjaftuar 1/1700-ta e fondit të shpenzuar për të shkatërruar sheshin “Skënderbej”…
Pare ka, por duhen për gjë tjetër…”se ashu o i muhabet”…
Shqiptar ndaje mendjen: o beson në Zot… o voton PS…!”.