Mandija kërkesë Ramës: Shkarko zv.ministren e Financave
Zëvendës kryeministrja Ledina Mandija i ka kërkuar kreut të Qeverisë, Edi Rama, që t’i propozojë Këshillit të Ministrave shkarkimin nga detyra të zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj.
Lajmi konfirmohet nga burime qeveritare që pohojnë se ky qëndrim i zv.kryeministres vjen një ditë pas deklaratave të Beqiraj ndaj saj dhe veçanërisht ndaj ministres teknike të Financave.
Motivacioni i kërkesës së Mandijas drejtuar Ramës për shkarkimin e zv/ministres është për “për shkelje të Kodit Etik dhe rregulloren e Ministrisë së Financave duke dhënë deklarata publike në rrjetet sociale dhe media, si dhe ka konsumuar veprën penale të fyerjes”, pohojnë burimet.
Beqiraj, e cila doli në një deklaratë për mediat, raportoi disa të dhëna teknike për paratë në qarkullim, duke shkaktuar edhe reagimin e zv.kryeministres./BW/