Maniaku – Sjellje seksuale në avion, pezullohet piloti

Një pilot i British Airways është pezulluar nga detyra pas publikimit të disa imazheve që tregojnë një burrë të veshur me geta femrash duke performuar sjellje seksuale në kabinë.

Colin Glover mohon se fotot – të cilat përfshijnë një revistë pornografike në panelin e kontrollit të avionit, janë të tij.

Mendohet se fotografitë janë realizuara në dy raste të ndara, në fluturime të gjata të ndryshme, gjatë natës.

Duke iu përgjigjur imazheve, eksperti i linjës ajërore, Chris Yates tha për The Sun on Sunday: “Kjo diçka shumë e rrezikshme nëse avioni është në mes të fluturimit. Nëse je duke fluturuar mund të hasësh turbulenca serioze”.

Ai gjithashtu shtoi se është e qartë që imazhet nuk janë bërë në një simulator pasi mund ta dallosh nga drita që është avion.

maniaku2 maniaku3 maniaku4 maniaku5

 

SHKARKO APP