Manjani: Kushtetuta e sotme, rregullore punësimi
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar me nostalgji Kushtetutën e miratuar në ‘98. Manjani e cilëson atë si projektin e fundit serioz, që u miratua me referendum, ndërsa kushtetuten e sotme e cilëson si një rregullore punësimi të niveleve të larta.
Reagimi i Ylli Manjanit:
Gjërat serioze, duhen kujtuar.
——————
Ky është projekti i Kushtetutës së ‘98. I fundit projekt serioz që erdhi nga një proçes serioz!
I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës!
I fundit projekt që nuk u miratua me konsensus e as super-konsensus deputetësh, por me Referendum!
I fundit projekt që huartua me mendjen qe na dhanë profesorët e huaj dhe jo me urdhërat e ambasadorëve të huaj!
I fundit projekt që ngriti një shtet jo politik!
Kushtetuta e sotme është një rregullore punësimi e niveleve të larta! Shumë larg asaj që u miratua me Referendum!
Duhet përsëritur procesi i ‘98-es.
Ti japim vendit Kushtetutë dinjitoze!