Manjani: Paradoks, Kryeministri duhet të japë llogari…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson si paradoks mos dhënien e llogarisë nga ana e Kryeministrit Rama, për atë çfarë ka bërë apo nuk bërë gjatë qeverisjen së tij katërvjeçare.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ai shton se vetëm llogari nuk jep por ia hedh fajin PD-së, LSI-së apo dhe Blushit.

“Ky ishte (është ende) momenti që Kryeministri të jepte llogari për çfarë bëri apo nuk bëri! Duhet të jepte llogari për çfarë bëri keq dhe të meritonte lavde për çfarë bëri mirë. Por, në vend të japë llogari, kërkon llogari! I kërkon llogari kujt mundet: PD, LSI, Blushit, gjykatësve e madje edhe drejtorëve të vet! Vetëm llogari nuk jep! Kërkon”, shkruan Manjani.

Më tej ish-Ministri akuzon mediat që ndjekin Kryeministrin siç ai e cilëson, “në këtë marrëzi”. Manjani shkruan edhe se Kryeministri kërkon llogari në zyrë e jo në fushatë.

“Kulmi është që opinioni e media e ndjekin në këtë marrëzi! Hej, dikush ti kërkojë llogari këtij! Ai ka barrën të tregojë: ç’nuk bëri e ç’bëri keq. Pastaj ti jepet mundësia të kërkojë vota, por jo llogari të tjerëve! Kryeministri kërkon llogari në zyrë e jo në fushatë!”, shkruan Manjani.

SHKARKO APP