Manjani: Rama nuk jep llogari, por vetëm kërkon. Ky është kulmi!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ky është momenti që Rama duhet të japë llogari për çfarë bëri apo nuk bëri.
Më tej, ai shton se në vend që të japë llogari, ai i kërkon llogari llogari kujt mundet PD, LSI, Blushit, gjykatësve.
“Paradoks. Ky ishte (është ende) momenti që Kryeministri të jepte llogari për çfarë bëri apo nuk bëri! Duhet të jepte llogari për çfarë bëri keq dhe të meritonte lavde për çfarë bëri mirë.
Por, në vend të japë llogari, kërkon llogari! I kërkon llogari kujt mundet: PD, LSI, Blushit, gjykatësve e madje edhe drejtorëve të vet! Vetëm llogari nuk jep! Kërkon! Kulmi është që opinioni e media e ndjekin në këtë marrëzi!
Hej, dikush ti kërkojë llogari këtij! Ai ka barrën të tregojë: ç’nuk bëri e ç’bëri keq. Pastaj ti jepet mundësia të kërkojë vota, por jo llogari të tjerëve! Kryeministri kërkon llogari në zyrë e jo në fushatë!”, shkruan Manjani.