Manjati filmave akuzohet për përdhunimin e një 16-vjeçareje

Placeholder Image

Nuk ndalen akuzat ndaj manjatit të filmave, Harvey Weinstein.

Producenti i Hollywood është akuzuar për sulm seksual ndaj një modeleje polake në New York.

Viktima pretendon se Harvey e detyroi që ta prekte atë në vendet intime kur ishte vetëm 16-vjeçe, e ngacmoi dhe përdhunoi për disa vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo thotë se pranoi të takohej me Weinstein për një drekë në vitin 2002, ndërsa po përpiqej të hynte në botën e aktrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por avokati i producentit,  Benjamin Brafman i mohoi akuzat.

Gruaja e identifikuar në dokumentat e gjykatës si Jane Doe, thotë se Weinstein e mori në apartamentin e tij në Manhatan dhe nuk ka humbi kohë duke i kërkuar seks në mënyrë agresive dhe kërcënuese, pavarësisht se dinte moshën e saj.

Ajo pretendon se Weinstein vazhdoi ta ngacmonte atë për gati një dekadë, duke i ofruar një rol në një film shtesë në vitin 2004.

Producenti është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga më shumë se 70 gra

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?