Maqedonia bllokon sërish kamionë me perime Shqipërie

Pesë kamionë të ngarkuar me kastraveca të fermerëve shqiptarë janë bllokuar në doganën e Bllatës, duke mos u lejuar të hyjnë në Maqedoni.

Reagimi publik është bërë nga Myslim Murrizi, kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjës, i cili theksoi se këto perime janë të fermerëve lushnjarë që janë bllokuar në kufirin maqedonas.

“Këta janë fotot e 5 kamionëve me mbi 1000 kuintalë kastraveca të fermerëve lushnjarë, të bllokuar mbrëmjen e djeshme në doganën e Bllatës, Peshkopi nga pala maqedonase”, ka shkruar Murrizi.

Sipas tij, këto prodhime maqedonasit nuk i lejojnë të futen në territorin e tyre në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e Organizatës Botërore të Tregtisë por edhe CEFTA.

 

SHKARKO APP