Maradona, “modest”: Dua të emërohem zv/president i FIFA-s

Diego Armando Maradona zbulon ambiciet e tij. Ish kampioni i botës bën një hap përpara në garën për zgjedhjet në FIFA duke hedhur kandidaturën për postin e zv/presidentit. Pak orë pas deklaratave ofensive në drejtim të kreut të UEFA-s, Michel Platini të cilin e akuzoi se ka trukuar rreth 160 ndeshje, “El Pibe D’Oro” sqaron se do të dëshironte të ishte numri dy i FIFA-s nëse në postin e presidentit zgjidhet princi Alì bin-al Hussein. Prej një kohe të gujatë opozitar i Blatter, Maradona e ka deklaruar hapur mbështetjen për kanbdidaturën e Ali, i cili mori 96 vota në raundin e parë të përballjes me Sepp Blatter.

“Kam shumë mundësi të jem zëvendëspresident i FIFA-s. Është një dëshirë e madhe dhe një objektiv personal. Nëse emërohem në atë post do të pastroj futbollin nga shumë njerëz të pistë. Më bezdis fakti që edhe njerëz të ardhur nga bota e spektaklit duan të na mësojnë se si luhet futbolli”, theksoi Maradona në një intervistë dhënë për një televizon argjentinas.

Në vijim të intervistës, ish sulmuesi i Napolit nuk kurseu një sulm të drejtëpërdrejtë edhe në adresë të Luis Figos, i cili u tërhoq nga gara për të rivalizuar Blatter në zgjedhjet presidenciale. “Më përpara e respektoja shumë por e kuptova se fjalët e tij nuk vlejnë aspak”, nënvizoi Maradona duke nisur në njëfarë mënyrë fushatën në mbështetje të princit Ali që me shumë mundësi do të kandidojë sërish për postin drejtues të FIFA-s.

SHKARKO APP