Maradona: Napoli mund ta fitojë Scudetton
Diego Armando Maradona beson se skuadra e Maurizio Sarrit mund të fitojë Scudetton pavarsisht se ndodhet në vend të dytë.
Napolitatnët janë vetëm dy pikë prapa liderëve të Serie A, Juventusit, dhe ata kanë një ndeshje kokë më kokë muajin e ardhsëm në Torino.
Kampionati ka ende ndeshje për të luajtur dhe në lojë janë edhe 27 pikë, kështu që gara është ende e hapur.
Kështu mendon edhe legjenda , Maradona, i cili beson se ish-skuadra e tij ende mund të fitojë titullin në Serie A.
“Napoli mund ta bëjë këtë. Unë besoj në Scudetto dhe besoj në këtë ekip “, ka thënë fillimisht Maradona në një event bamirësie në Zyrih.
“Nganjëherë, kjo skuadër më kujton kohën time me Napolin”, përfundoi legenda argjentine.
“El Pibe de Oro” ka udhëhequr Napolin në dy sezonet ku kanë fituar titullin e Serie A, në vitet 1986-87 dhe 1989-90.
Maradona nuk është personi i vetëm që e sheh ende në garë në Napoli, pasi shumë emra të njohur të futbollit mendojnë se gara është e hapur.