Maratona bllokon Tiranën, ja akset ku ndalohen makinat

Me rastin e “Maratonës së Tiranës 2016” që organizon Bashkia e kryeqytetit, duket se ka shtuar trafikun në të gjithë Tiranën.

Bashkia u bëri thirrje dje që qytetarët të shmangin përdorimin e makinave nga ora 9.00 deri në 14.00 sidomos në aksin rrugor ku do të kalojë maratona.

Aksi kryesor ku do të zhvillohet maratona është përgjatë Rrugës së Durrësit, Rrugës Dritan Hoxha, deri në kthesën e Rinasit. Rrugët që lidhen me këtë aks do të jenë të bllokuara deri në orën 14.00.

Në Maratonën e Tiranës (nisja bëhet përpara Muzeut Kombëtar) do të marrin pjesë 4 kategori:

Fun Run – 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;

Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë;

Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj;

Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.

Më poshtë gjeni me detaje planin e lëvizjes së automjeteve gjatë kohës që do të zhvillohet Maratona e Tiranës.

  1. Qarkullimi i automjeteve gjatë zhvillimit të “Maratona e Tiranës 2016”, me itenerar fillimi dhe mbarimi kryqëzimi i rrugës së Durrësit me rr. “Dedë Gjo Luli”, duke vazhduar përgjatë rrugës së Durrësit – rr. Dritan Hoxha – rr. 29 Nëntori – deri në mbikalimin e “Rinasit”, do të bëhet i kufizuar si më poshtë:
  2. Ndalohet qarkullimi në rrugën “Dedë Gjo Luli”
  • Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” (sipas sensit veri-jug) me rrugën “Fortuzi”, drejtim i detyruar djathtas.
  • Në kryqëzimin “Rruga e Kavajës” (sipas sensit perëndim-lindje) me rrugën “Dedë Gjo Luli”, drejtim i lejuar djathtas.
  • Në kryqëzimin “Rruga e Dibrës” (sipas sensit lindje-perëndim) me bulevardin “Zogu I”, drejtim i detyruar djathtas.
  1. Ndalohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Fortuzi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Mine Peza”, drejtim i detyruar djathtas.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “e Bogdanëve”, drejtim i detyruar drejt.
  • Në të gjitha rrugët që kryqëzohen me rrugën e Durrësit pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.

 

  1. Kufizohet qarkullimi në sheshin “Karl Topia”.
  • Pezullohet qarkullimi në rrugën “Muhamet Gjollesha” (segmenti Sheshi “Karl Topia” – rruga “Sandër Prosi”) sipas sensit hyrës në shesh jug-veri. Sensi dalës i rrugës “Muhamet Gjollesha” nga Sheshi “Karl Topia” është i hapur.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Asim Vokshi” (sipas sensit lindje-perëndim) me rrugën “Don Bosko”, drejtim i detyruar djathtas, kurse drejt vetëm për mjetet e emergjencës dhe shërbimit urban qytetës.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “Asim Vokshi”, drejtim i detyruar drejt-djathtas.
  1. Kufizohet qarkullimi në rrugën “Dritan Hoxha”.
  • Pezullohet qarkullimi në rrugën “Dritan Hoxha” sipas sensit jug-veri. Gjatë zhvillimit të aktivitetit korsia e dedikuar është e hapur në shërbim të mjeteve të emergjencës dhe shërbimit urban qytetës. Sensi veri-jug i rrugës “Dritan Hoxha” është i hapur.
  • Në të gjitha rrugët në anën lindore që kryqëzohen me rrugën “Dritan Hoxha” pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.
  • Në kryqëzimin e rrugës “Dritan Hoxha” me “Lord Bajronin” sipas sensit të lejuar për qarkullim, drejtim i detyruar drejt.
  • Në kryqëzimin e rrugës me “Lord Bajronin” me “Gjergj Legisi”, drejtim i detyruar djathtas.
  1. Kufizohet qarkullimi në sheshin “Shqiponja”.
  • Në kryqëzimin me rrethrotullim të sheshit “shqiponja” me rrugën “Vangje Noti”, drejtim i detyruar djathtas.
  • Në kryqëzimin e rrugën “Teodor Keko” me “Dritan Hoxha kalimi në rrethrotullim, drejtim i detyruar djathtas.
  • Në kryqëzimin e rrugën “29 Nëntori” me “Teodor Keko” kalimi në rrethrotullim, drejtim i detyruar drejt-djathtas.
  1. Kufizohet qarkullimi në rrugën “29 Nëntori”.
  • Pezullohet pjesërisht qarkullimi në rrugën “29 Nëntori” sipas sensit jug-veri. Gjatë zhvillimit të aktivitetit dy korsi lëvizjeje do të jenë të lira për qarkullim.
  • Në hyrje të mbikalimit sipas sensit jug-veri, ndalohet qarkullimi drejt për në autostradë. Të gjitha mjetet që lëvizin në korsitë e rezervuara devijim i detyruar djathtas.
  • Sensi veri-jug i rrugës “29 Nëtori” është i lirë.
  1. Iteneraret e linjave urbane që preken nga ky plan ndërpriten gjatë zhvillimit të aktivitetit.
  2. Të gjitha kufizimet e përshkruara më sipër janë në fuqi më datë 9.10.2016, nga ora 05:00 deri 14:00.

SHKARKO APP