Marinari shqiptar gjendet i vdekur, hetimet: Aksident pune

Ditën e sotme kanë nisur hetimet për marinarin shqiptar, i cili ka humbur jetën në datë 1 shkurt pas disa dëmtimeve në gjoks.

Alfred Ismaili, u gjet i vdekur në portin Alexandra Dock. Ismaili ishte marinar në një anije mallrash me emrin SMN Explorer.

Pas hetimeve rezulton se Ismaili ka pësuar dëmtime në gjoks, duke ngritur dyshime se mund të këtë pësuar një aksident brenda anijes ku punonte. Trupi i marinarit Ismaili di të dërgohet në Shqipëri pas mbylljes së hetimeve.

SHKARKO APP