Mario Blejer do të jetë këshilltar i Guvernatorit
Ekonomisti i njohur ndërkombëtar, Mario Bejler, do të jetë këshilltari i guvernatorit Gent Sejko.
Njoftimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama.
“Mario Blejer, ekonomisti i famshëm që ka qenë dhe drejtor i politikave monetare të Bankës së Anglisë, do jetë këshilltari i guvernatorit tonë”, thotë Rama.
Kryeministri Rama muaj më parë argjentinasin e propozoi për guvernator të Shqipërisë.
Madje, për këtë u ndryshua edhe ligji.
Por, Nishani e refuzoi kërkesën e tij dhe propozoi Gent Sejkon.
Në pamundësi që ta zgjidhte guvernator, tashmë Rama e ka caktuar Bejlerin këshilltar të guvernatorit.