Mark Marku: Të presim rezultatin final. Më pas diskutojmë për Bashën

Ish-deputeti demokrat Mark Marku ka reaguar kundër deklaratës së fortë të ish-ministrit të PD, Besnik Mustafaj, që kërkoi dorëheqjen e Bashës pas rezultatit të zgjedhjeve deri tani.

I ftuar në studion e “News 24”, Marku sulmoi Mustafajn, duke thënë se një anëtar partie duhet të presë rezultatin deri në fund para se të dalë në deklarata të tilla.

Deklarata e Mustafajt është e përshpejtuar se duhet të presë rezultatin e zgjedhjeve pastaj të kërkojë dorëheqje. Anëtarët e partisë duhet të presin rezultatin, ai nuk është analist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të bëjë këtë deklaratë, pasi një figurë politike mund të presë dhe shpresojë deri në minutën e fundit se mund të përmbyset rezultati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të jetë i prirur nga interesi i partisë së vet.

Dhe pastaj t’i kërkohen kreut të partisë të gjitha përgjegjësitë.

Në momentin kur janë ministra dhe deputetë partia është e mirë, në momentin kur nuk janë në poste dhe nëpër lista atëherë kryetari është i keq”- tha Marku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?