Markat dhe çmimi i orëve që mbajnë burrat më të fuqishëm
Që kur u shpik mbi 200 vjet më parë, orë e dorës ka qenë një komponent i përhershëm i modës së meshkujve. Përveç funksionit për të treguar kohën, ora ka kohë po shërben edhe si art, si pjesë e koleksioneve të pandashme në jetën e meshkujve, por edhe të femrave. Tashmë secila orë ka një çmim ndryshe, punim ndryshe, ashtu si dizajni.
Por ajo që është më e rëndësishmja është fakti se ora përshtatet edhe me karakterin e personit që e mban. Një sportist nuk mund të mbajë një orë ekstravagante e kështu me rradhë.
Bussines Insider poston një artikull ku tregon njerëzit më të fuqishëm ekonomikisht në botë, ku secili mban nga një orë speciale në dorë.
Anthony Scaramucci, themeluesi i SkyBridge Capital pritej të shërbente në administratën e Trump si drejtor i zyrës së ndërlidhjeve publike dhe çështjeve ndërqeveritare. Ai u emërua më vonë drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, por zgjati vetëm 10 ditë në punë. Scaramucci u pa gjatë Forumit Ekonomik Botëror me një Breitling Avenger, një orë luksoze që kushton rreth 5.835 dollarë.
Cliff Asness është një nga bashkë-themeluesit e AQR Capital Management, një firmë investimi globale me seli në SHBA. Asness mban orën që ekspertët zviceranë i kanë vënë emrin Patek Philippe. Ajo kushton 41,500 dollarë.
Warren Buffett ose ‘Oracle of Omaha’ është i njohur si njeri që kursen. Legjenda e investimeve 86-vjeç ende jeton në shtëpinë që bleu për 31.500 dollarë në vitin 1957, madje nuk përdor telefonat e fundit teknologjikë. Por ekziston një gjë e shtrenjtë tek Buffett: ora e tij e veçantë. Buffett rrallë shihet pa orën që e ka fiksim, Rolex-in. Një orë e tillë kushton 34,050 euro.
James Gorman është Kryetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Morgan Stanley, një bankë investimesh amerikane me mbi 787 miliard dollarë asete . Gorman është fotografuar duke mbajtur orë të ndryshme. Por mban shpesh një orë Rolex Daytona i gjithi në argjend. Ora ka një çmim prej 12,198.99 dollarë.
Ray Dalio është themeluesi i Bridgewater Associates, fondi më i madh i mbrojtjes në botë nga asetet nën menaxhim. Firma menaxhon mbi 104 miliardë dollarë që nga dhjetori 2016. Me një vlerë neto prej mbi 16.8 miliard dollarë, Dalio mund të blejë shumë orë. Në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti, Dalio u fotografua me një orë Apple. Çmimi shkon nga 269 deri në 1049. Ray mesa duket kursen shumë.
Stephen A. Schwarzman. Pavarësisht nga pasuria e tij mbi 10 miliardë dollarë, Stephen Schwarzman kursen. CEO i Blackstone Group, një firmë private kapitali, përdor një orë të thjeshtë Swatch System. Vlera i shkon në 150 dollarë.
David Solomon është presidenti dhe bashkë-themeluesi i Goldman Sachs. Solomoni është fotografuar duke mbajtur një orë të Shinola Runëell Chronograph. Çmimi: 750 dollarë./Tirana Post/