Marko Caka do të luajë në filmin e Woody Allen

Aktori Shkodran Marko Caka, do të luaj në filmin më të ri të regjizorit Woody Allen. Filmi dramë sapo ka nisur xhirimet dhe do ta sjellë aktorin në rolin e një tregtari ambulant ushqimor.

Kur një talent shqiptar fillon të korrë suksese edhe jashtë vendit jo vetëm që nuk mund ta anashkalojmë por gjithashtu na bën të ndihemi krenar.

Aktori shkodran do të marrë pjesë në filmin dramë më të ri të regjizorit Woody Allen të titulluar “Untitled Woody Allen Project”

Sapo kanë nisur xhirimet për këtë projekt dhe Woody Allen ka sjellë në kastin e tij një elitë aktorësh, si: Kate Winslet, James Bellushi, Justin Timberlake ,Miley Cyrus, Elaine May, John Magaro and Rachel Brosnahan.

Filmi do të realizohet nga produksioni hollivudian Amazon Studio, dhe do të jetë i ndarë në disa episode që do të sjellin në ekran vitet ’50, ku Caka do të ketë rolin e një tregtari ambulant ushqimor.

Nuk është hera e parë që aktori Marko Caka luan në filmin e një regjizori të madh si Woody Allen.

Pas kalimit të tij nga profesioni i gazetarit në aktor, 41 vjecari ka prekur projekte të mëdha filmike në Hollywood, duke luajtur gjithashtu për regjizorët Steven Spielberg dhe Martin Scorsese.

SHKARKO APP